Një burrë që ka tradhtuar gruan e tij për më shumë se një dekadë, po paralajmëron gratë e tjera për shtatë shenjat që duhet të dallojnë.
Babai britanik i tre fëmijëve, 40 vjeç, i cili zgjodhi të fshehë identitetin e tij pas pseudonimit "Dark Horse", zbuloi disa shenja treguese për tradhti për The Sun.
Gjurmë teknologjie
Së pari, Dark Horse thotë se një tradhtar mashkull patjetër që do të lërë një "gjurmë teknologjike", pra në telefonin ose kompjuterin e tyre.
Partneri juaj papritmas do të bëhet jashtëzakonisht mbrojtës ndaj telefonit ose kompjuterit të tij.
Papritur, ai bëhet shumë punëtor
Së dyti, Dark Horse thotë se gratë duhet të jenë dyshuese nëse burri i tyre është angazhuar papritur me projekte apo me punë me orë shumë të zgjatura.
“Ndërsa është e rëndësishme të mos nxitosh në përfundime, përpiqu t'i kuptosh gjërat me fakte.”
Ulje e dëshirës seksuale - pa shpjegim
Rënia e dëshirës së mashkullit për seks është një tjetër shenjë dhe shqetësim i rëndësishëm.
“Megjithatë vlen të theksohet se shumë faktorë, duke përfshirë stresin, çështjet shëndetësore ose depresionin, mund të ndikojnë në intimitetin”, deklaroi Dark Horse, duke thënë se vetëm kjo shenjë nuk do të thotë domosdoshmërisht se një burrë është i pabesë.
“Por kur këto ndryshime në intimitet shoqërohen me shenja të tjera të dyshimta, ato mund të jenë më shqetësuese”, shtoi ai.
Harron datat e rëndësishme
“Harresa e datave të rëndësishme si ditëlindja apo përvjetori” është një tjetër flamur i kuq që ai mund të largohet nga ju, drejt dikujt tjetër.
Shpenzimi i parave
Një tjetër shenjë e dyshimtë ka të bëjë me financat, ku Dark Horse thotë se provat e imta gjithashtu ka të ngjarë të shfaqen në llogaritë e përbashkëta.
Nuk ruan të njejtën linjë në gjërat që thotë
"Nëse e vëreni se ai po përpiqet të mbajë një linjë historie, duke ndryshuar shpesh detajet e një historie ose duke u mbrojtur kur përballet me mospërputhje, mund të ketë më shumë nën sipërfaqe," pranoi ai.