Kendall Jenner ishte një pioniere e trendit 'pa pantallona(no pants)' të këtij viti. Nga këmishat e saj dhe xhaketat oversize, tek veshja e një palltoje ultra-mini si fustan për shfaqjen e Gucci në 'Javën e Modës në Milano', ajo ka muaj që tashmë ka pak interes për të veshur pantallona.
Kombinimi i saj i fundit, i veshur para festës së saj të mbushur me yje për Halloween në Chateau Marmont të Hollywood, dëshmon se ky stil i saj është i vlefshëm vetëm për verën.
E veshur me një triko oversize ngjyrë gri dhe bezhë të thurur- teksa mbante në duar disa qese me ushqime dhe një tufë me luledielli - modelja ishte një mishërim i komoditetit në të cilin të gjithë duan të mbështeten në këtë kohë të vitit. Kendall kishte vendosur vathë ari, çizmet "çorape" me taka të vjeshtës 2023 të 'Bottega Veneta', të cilat mund të duken si çorape, por janë të punuara nga lëkurë origjinale.
Kendall nuk po tregon asnjë shenjë se do të braktisë 'pamjen pa pantallona' për muajt e ftohtë.