Betim Januzaj, i njohur me emrin artistik si Buta, është bërë baba për herë të parë. Ai dhe partnerja e tij, Fjolla, kanë mirëpritur në jetë një vajzë.
Reperi ndau në Instagram një foto të vogëlushes duke shkruar:
“Our babygirl”, teksa zbulon se vajzën e tij e ka quajtur Irina.
Emri "Irina" është një emër i zakonshëm në disa kultura, veçanërisht në Rusi dhe vende të tjera të Europës Lindore. Në gjuhën ruse, "Irina" ka kuptimin "paqja" ose "qetësia".
Buta prej shumë vitesh është i dashuruar dhe prej 2021 i martuar. Partnerja e tij quhet Fjolla dhe nuk është personazh publik. Edhe pse reperi ka ndarë shpesh foto me të në mediat sociale, Fjolla ka zgjedhur të qëndrojë larg vëmendjes mediatike.