Edhe pse atletet janë më të preferuarat në jetën e përditshme, ka nga ata që preferojnë opsione të tjera si Rihanna: ajo, e cila pasi ka rishkruar kodet e veshjes gjatë shtatzënisë, tani dëshiron ta bëjë këtë edhe me veshjet e përditshme.

Ajo është fotografuar së fundmi në Manhattan, e veshur sportive, por që sigurisht jo e pasofistikuar.

Një kapele blu të New York Yankees', syze dielli të zeza me një kostum sportiv. Dhe, qershia mbi tortë, dy palë çorape mbi njëra-tjetrën, pa atlete, një palë të bardha me vija jeshile dhe një palë gri.

Megjithatë, prisni pak, a janë vërtet çorape ato gritë? Epo jo, sepse ato janë në të vërtetë çizme Bottega Veneta. Këto janë çizmet Domenica, dhe kushtojnë 890 euro, të thurura dhe të bëra prej pambuku që duken si çorape shumë të zakonshme.

Dëshira për të mahnitur me veshje të papritura është gjithnjë e më e gjallë, nga balerinat transparente te takat me stiletat nga më të veçantat, megjithatë, në fakt, çorapet ishin një nga ato barrierat që askush nuk kishte pasur ende guximin për të thyer. Me pak fjalë, daljet pa këpucë nga sot miratohet edhe nga Rihanna, me vetëm një rekomandim megjithatë: kujdes ku i vendosni këmbët.