Tirana, ky qytet i madh ëndrrash e shpresash rinore, zemra e madhe e këtij populli të vogël ku zbehet çdo ditë mes zhurmës së trafikut, për t’u forcuar cdo natë mes shkëlqimit dhe gjallërisë. Një qytet plot jetë, i mësuar tashmë prej vitesh me rregullin e vet kaotik, nuk ka më gjumë, nuk ka më qetësi, nuk ka më…A mund ta dimë kush dreqin e bën këtë zhuuurmë? Doni vërtet ta dini? Njihuni me “Biondet”

Kjo është Megi, moderatorja 27-vjeçare sexy, gjithmonë e qeshur, e ëmbël, e qetë, në top formë, paaak e hutuar dhe mbi të gjitha, bionde! Sapo mbaroi tani edicionin e lajmeve. Sapo ngatërroi fjalinë e fundit. Saaapo i ra stilolapsi…Po i bie telefoni…Kush është? Ku e ka? Ku dreqin e ka? Mesazh, huh, e gjeti, qenka mesazh, ‘Për 30 min te vendi, urgjente. Xheni’

Ema ose ndryshe, Emi, 25 vjec, e hedhur, gazmore e paksa impulsive, një femër super duper sexy dhe me një super super trup. Bionde që në lindje. Ëndrra e saj e vetme ka qenë gjithmonë të bëhej aktore. Si mendoni ju, një femër si Emi, a e realizoi vallë dot ëndrrën e saj?

  -Xhimiiiiiii, c’është ky rol idiot që më ke dhënë? Si të më lërë mua një barkderr me lesh si ky???? E ha dot njeri këtë? Pastaj, a the që Xheku do të ishte i ri? Si? Kush? Roja? Aaaaaaah, roja. Uupss…’

Dhe e fundit, por jo e fundit, d.m.th. jo si e fundit e fundit, por në renditje e fundit, nejse varja, besoj e kuptuat:

Xheni, bukuroshja, juristja, zemra, biondja, më e ëmbla, më e zgjuara, më e mira. Ok, e tepruam pak, është thjesht një bjonde si gjithë të tjerat, ulur para laptopit duke parë uljet e radhës të Asosit. Leje outletin me 70% ulje Xhen po shif emailin, shif emaiiiiiliiin…

‘Përshëndetje, ju falenderojmë për përzgjedhjen e bërë prej jush ndaj kompanisë sonë, si një oportunitet punësimi dhe ju bëjmë me dije se aplikimi juaj është kualifikuar për në fazën e intervistimit. Shprehni interesimin tuaj me një email dhe paraqituni në zyrat tona ditën e nesërme në orën 14:00.’

Pas 30 min te kafja:

Xheni: -Kishit punë? Ju solla me nxitim, o Zot mirë që pashë sot emailin.

Emi: -Jo mi ça flet, ça ka ndodhur, ça ka ndodhur, Zot thuaje shpejt, mesazhi thonte urgjent. Meg, a tha urgjent, a të erdhi edhe ty urgjent?

Megi: -Emmm, urgjent ishte, qetësohu. Xhen, ça ka ndodhur?

Xheni: -Goca, sot në dy kam një intervistë pune, aaaaaaaaaaa…

Emi: -Do të të marrin, e sigurt, do të të marrin. Oh, ky po që ishte lajm. Ok tani, fundin e kuq të ngushtë, takat stiletto, flokët bionde të mëdhaja me onde, dmth, me onde të mëdhaja…dhe mos të të marrin? Ok, ke edhe diplomën…normal, edhe diploma duhet.

Xheni: -Emmm, sikur po shkoj në audicion filmi, ça të kuqe flet? Harrove pse ika nga puna e fundit? Sikur më ndreq punë ky dreq biondlliku, vetëm prish.

Megi: -Jo jo jo jo jo, kësaj radhe nuk do kesh shef mashkull, e ndiej, ose ose në rastin më të keq, edhe po të jetë, do jetë plak matuf dhe me syze, të vetmet femra në jetën e tij me siguri e kanë emrin penalja dhe civilja.

Xheni: -Hahahhahaah goca, inshallah. Nejse lëvizim, se po shkon dhe ora.

Emi: - Go CEO and make us proud.

Megi: -Shumë sukses, dhe mos harro, koka lart!

Xheni: -Do t’ju shkruaj sapo të mbaroj. Love u biondeee

Megi, Emi: -Love u tooo