Xheni në ashensor, duke përsëritur sërish të njëjtin ritual

Lorna: A të thashë? Mirë se erdhe në RAUS!
Xheni: Je si zemër, ke ç’ke në plan, do bësh shtyrje, sot je e ftuar nga unë.
Lorna: Hajde të të tregoj zyrën…
Ndërkohë vjen Aleks: Mirëmëngjes! Paskemi ardhur herët sot.
Xheni: Sot dhe gjithmonë. Shumë faleminderit për mundësinë e dhënë.
Aleks: Suksese dhe shpresoj të të pëlqejë këtu. Për çdo gjë që do të kesh nevojë, kjo është Seli, ka 1 vit këtu, kështu që referoju për çdo paqartësi që mund të kesh. Atëherë, punë të mbarë!
Xheni: Faleminderit, gjithashtu!

Ndërkohë zhvendosemi në një tjetër univers, atë të hutaqes Megi, ç’të jetë duke bërë vallë?

Megi (pasi thotë fjalët e fundit të emisionit): Jemi off?
Kameramani: Po, mbaroi!
Megi: Huh, iku dhe për sot (ndërkohë sheh lëvizje njerëzish me letra, sende). Ç’po bëhet andej, pse kaq njerëz?
K: Po regjistrojnë puntatën e fundit të Maksit, mbyll sezonin dhe seç ka ca të ftuar me numra, gjëra.
Megin e shtyn dikush nga nxitimi dhe i bien letrat  nga dora në tokë.
Maksi: Hapu hapu hapuu
M: Eeeej na vrave.
Maksi: Po të rrish në mes si dudume, prit të të ndihmoj prit, na ranë dhe lajmet, këtu sikur the se të kam parë, biondja e lajmeve?
Megi: A na qenka faji im tani? Dhe nuk të thashë, pyete.
Maksi: Mirë qetësohu, se s’ka pas ndonjë zjarr në Bushat sot. Maksi, emisioni i humorit!
Megi: Ah po, rrëmuja tani (i bie tel) më fal 1 sek.
Xheku: Honey boooo!
Megi: Xheek!

Xheku: Zeeemra ime, kush është mashkulli më i bukur më i mençur më i miri, kush?

Maksi: Hahaha Xhek, edhe të dashurin e paske që vdes në fund. Boo të  paskan lënë lajmet me traumë fare. Njs, do shihemi shumë shpejt, tani që të gjeta. Bye hutaqe.

Megi: Bye trap!

Xheku: Si?

Megi: Si si? A jo jo..ti

Xheku: Si trap ti? Trap unë?

Megi: Jo kjooo, Ti ai mashkulli me gjëra, ajo që po thoje.

Xheku: Ah ajo, e gjeeete, uunë fiks, Xhek Fersen dora vetë. Sapo u ktheva nga audicioni bu dhe gjeje çfarë.

M: Të morën?

Xheku: Më morën theee? Kontratë 2 vjeçare dhe çdo udhëtim jashtë, dietat përfshirë, a nuk është suuuper zemër? Mjafton të heq pak barkun, më shume ujë, palestër, perime dhe për 2 vjet, fotoja ime do të pushtojë billbordet e Milanos, Parisit, Londrës.

Megi: Dhe të katalogëve me modelët me aftësi të kufizuar. Po vazhdove kështu Xhek, do të t’i thyej të gjitha brinjët, ke harruar fare që ke të dashur Xheku: Buuu, zemër, pse bën kështu? Ti e di si është kjo botë, nëse do t’ia dalësh duhet t’i përkushtosh çdo sekondë, çdo minutë. E di çfarë? E bëjmë kështu. Për sot në djall, nuk ka më takime, në orën 9 jam poshtë shtëpisë tënde të takoj bu-në time…

M: Suuper, huh, më në fund!

Xh: Ok pra, në 9 më ke aty, madje 9 për ty, se për vete do të të pres që në 8e30.

M: Mashtrues, jo po 7.

Xh: Mmmm, 7e30? Një të mesme.

M: Hahahha,budall…ika puç, shihemi në 9 ë mos harro.

Xh: Puç dhe unë Bu, puç shumë.