Xheni duke u ngjitur në ashensorin e firmës, rregullon flokët te pasqyra, sheh dhëmbët, fundin, vë pak buzëkuq dhe i bie deres. Më falni përshëndetje! Përballë saj sheh një mashkull duke folur me vajzën në recepsion.

Postieri: Ke dhe këtë pakon, po s’e di për ça është, Aleks K. thotë, RAJS.

Lorna: Është për shefin, nga qendra.

Postieri: Ou, pse s’qekeni ju qendra?

Lorna: Normal që jo, është firmë e madhe ndërkombëtare, mos të të them që operojmë në 20 a më shumë vende. Mmm mirë kaluam dje. Më thanë këtë të shtunë për “Legend” thonë që është i bukur, s’e di, po ishe i lirë...Apo s’të pëlqen kinemaja?

Postieri: (buzëqesh) Dëgjo, kaluam mirë vërtet, po ta lejmë më mirë me kaq, si thua? Pastaj dje, me thënë të drejtën edhe kisha pirë pak, kurse tani, më doli pija, hahahah.

Xheni: Caaa idioooti!

Lorna: Siii?

Postieri: Dua të them që pëlqeve versionin tim të dehur, jo mua.

Lorna: Jo, jo s’e kisha me ty (dhe kthehet nga Xheni) më fal, s’të kisha vënë re, si the?

Xheni: (Duke parë me inat postierin) Kam një mesazh nga Kevin.

Lorna: Kevin? Kush është Kevin?

Xheni: Ai djali që të dërgoi trëndafilat dje, Keviin, zyra poshtë. Erdha të sillja ca letra dhe meqë po ngjitesha, d.m.th. meqë s’ta ka as numrin, më tha të të them këtë, ti vetëm më thuaj po apo jo.

Lorna: Po apo jo? Për cfarë po apo jo?

Xheni: N.q.s. mund të vijë të të marrë sot në orën 7, kur the që e mbaroni punën ju?

Lorna: Në 6.

Xheni: Në 6, të marrë në 6 (sheh nga postieri gjithë kënaqësi).

Postieri: Pooo…largohem unë...

Xheni: Huh, më në fund, iku!

Lorna: Më fal, kush je ti dhe kush është Kevin?

Xheni: Xheni, gëzohem! Kam ardhur për intervistën, e asistentes ligjore dhe Kevin, ok nuk ekziston, e sajova unë, po meqë ky trapi po bënte interesantin dhe rastisa dhe unë, thashë mos u vure në siklet. Pastaj, femra je ti, të dilte ai i humburi.

Lorna: wow, haahah rrofsh dhe unë që kujtoja se këto gjëra ndodhnin vetëm nëpër filma. Gjithsesi faleminderit, ishte pak e sikletshme.

Xheni: Mos e vrit mendjeeen, tallesh? Njëri sjell lule, kurse tjetri pako poste dhe ti të zgjedhesh postierin?

Lorna: Hahaha, gati për intervistën?

Xheni:Ëhë Lorna: Atëherë, zyra majtas në fund te korridorit, suksese!

Xheni: Faleminderit..ah dhee, kënaqësi që u njohëm!

Lorna: Edhe për mua, gjithashtu!