Bie zilja.
Xheni -Looorn, erdhe? Sa qejf, hyr,hyr brenda!
Lorna-Mirëmbrëma! U vonova pak, më falni, po kishte ca trafik dhe s’po gjeja as parking.
Xheni-Eh po Tirana, e ke parasysh atë shpehjen “Më shpejt gjen të dashur se parking.”
Lorna-Dhe unë që s’po gjej dot asnjë nga të dyja.
Xheni-Oh është thjesht çështje kohe. Eja, të të prezantoj gocat, Emi, kjo është Lorna. Shoqja e punës, që të thashë. Lorna, kjo është Emi, biondja më e oksigjenuar e gjithë Tiranës.
Emi (duke bërë ushtrime )-Doje të thoshe aktorja më e talentuar e gjithë Tiranës, Hiii sweety, unë jam Ema, por për efekt rime, Call me Emi.
Lorna-Rime?
Emi-Me gocat, u know, Megi, Xheni, Emi që të mbarojmë të gjitha me "i"
Lorna-Ah, ok, kuptoj, gëzohem, Lorna.
Xheni-Po Megi? Akoma s’eshte veshur?
Megi-Më thirri njeri?(që nga dhoma tjerër) Të ziun apo të verdhin? Ah, paskemi miq?
Xheni-Meg, kjo është Lorna, shoqja ime e re e zyrës, që të thashë në drekë.
Megi-Ah, Looorna, ajo që të ndihmoi me punën. Shumë faleminderit Lorn, kur ndihmon njërën nga ne, është njëlloj sikur na ke ndihmuar të triave.
Lorna-të lutem, unë s’bëra asgjë, thjesht zyrën i tregova, që fitoi ishte e gjitha merita e saj.
Megi-Sa e ëmbël dhe modeste Lorna.
Emi (vazhdon me ushtrimet)-Po pra, ja thashë dhe unë që është sweet.
Xheni-Ke 2 orë aty, a mund të sillesh normal të paktën tani që kemi njerëz? Dhe fol shqip.
Emi-Edhe 2 dhe mbarova, last one.
Megi-S’ma gjetët fustanin, të ziun apo të verdhin?
Lorna-S’e di, besoj ty të gjitha mirë të rrinë.
Xheni-Zot, thua se e nisi tani këtë punën e fustanit? Kemi katër oooorë që merremi. Nga ora 6 e deri tani nga 20 ikën 10, nga 10, 15 pastaj 10, pastaj 5 dhe orën e fundit ngeli vetëm: zi a verdhë? apo verdhë a zi? U bëmë si ai fustani i internetit.
Emi-Gold and white or black and blue? Le nam, sikur po del për herë të parë, vish o goc’ një aty, a po shkon në darkë romantike? Të jetë me zip, i ngushtë dhe kaq. Më shumë do rrish zhveshur se veshur.
Xheni- Se kjo logjika e Emit është pak e frikshme kështu për lidhjet, mos ja vej shumë veshin, po Megin Lorn e kemi të lidhur serio serio fare, ka 5 vjet, me superyllin e ardhshëm Xhek të modelingut shqiptar.
Megi-Shih si tallen.
Xheni-Kurse Emi,...ej me vërte, Em çne single ti?
Emi-Në këtë qytet që s’ka tjetër veçse te lidhur. Zemër, please, unë po bëj sakrificën këtu.
Lorna-Ah goca. Lum ju. Unë dhe t’i paguaj, s’ma var njeri. Më duket sikur jam bërë lezbike. Aq kohë kam pa dalë me një mashkull.
Emi-Tallesh? Po ti je shumë e mirë, të krehësh flokët, pak më shumë make up, ca funde të ngushta, taka, dy tre kile me pak dhe ca taktika në sjellje, e shef ti pastaj për sa gjen të dashur, mos them një muaj.
Megi-Një muuuaj? Një jaaavë. Nuk e sheh sa e mirë është? Për një javë sikur të mbahesh pak më shumë, jo një, po dhjetë meshkuj gjen po deshe. Xheni-Për një javë, të gjesh të dashur..Lorna..një javë...të dashur...Gocaaa, jeni gjeni, sapo me dhatë një super ide.Të ndihmojmë Lornën të gjejë të dashur në 1 javë. A nuk do ishte mrekulli? Kështu do të mund të ktheja borxhin.Ti më ndihmove në atë që di të bësh më mirë dhe unë do të ndihmoj në atë që di të bëj më mirë.
Lorna-T’më gjesh të dashur?
Xheni-Të të bëëëj të gjesh të dashur, ose më saktë, që i dashuri të të gjejë ty. Ti thjesht thuaj po dhe mjafton për një javë çdo ditë pas pune, të vish këtu për të tjerat pastaj, mendojmë ne. Si thua pranon?
Lorna-Vërtet mendoni se do funksionojë?
Emi-Say yes Lorn, say yes!
Megi-Thuj po Lorn, thuj po!
Lorna-Në fakt gjë për të humbur s’është se kam, aaaah ok ok, e provojmë, Po!
Emi-Poooooooooo!