Jason Momoa pa mjekër? Po, është e vërtetë.
Aktori amerikan 46-vjeçar, i njohur për rolin e Duncan Idaho në "Dune", është shfaqur krejtësisht ndryshe në rrjetet sociale pasi hoqi mjekrën e tij ikonike, që prej 6 vitesh ishte bërë pjesë e pandashme e pamjes së tij prej "seks simboli". Bashkë me flokët e gjatë dhe trupin muskulor, ajo mjekër ishte një nga shenjat dalluese të Momoa-s 1.90m.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Entertainment Tonight (@entertainmenttonight)


Pse vendosi Jason Momoa të rruajë fytyrën pas 6 vitesh?
Jo, nuk ishte një vendim i vullnetshëm. Arsyeja? Përgatitja për xhirimet e filmit "Dune", që kanë nisur zyrtarisht këtë muaj nën regjinë e Denis Villeneuve.

«Vetëm për ty, Denis», thotë aktori me shaka në një video, duke iu drejtuar regjisorit me ironi, sikur të mos ishte i bindur fare për atë që po bënte. «Dreqin! E urrej», shtoi ai, duke komentuar pamjen e re pa mjekër që i ka ndryshuar tërësisht tiparet.

E vetmja gjë e sigurt? Fansat janë të tronditur. Të mësuar me imazhin e aktorit me mjekër të dendur, tashmë nuk e njohin dot në pamje të parë. Por jemi të bindur që, sapo të përfundojnë xhirimet e "Dune 3", Jason Momoa do ta rikthejë mjekrën e tij të dashur shumë shpejt.