Një fjali e vetme mjafton për të ndezur një stuhi. Këngëtarja e njohur shqiptare, Rovena Dilo, gjatë një interviste në emisionin “Ftesë në 5”, hodhi një deklaratë që tingëllon si alarm:

“Po të dëgjosh rep shqiptar, 50% bëhen kriminelë.”

E thënë me tonin e një artisteje që e sheh muzikën si energji jetike dhe jo si sfond të përditshmërisë, fraza e Dilos ka shkundur si botën e artit, ashtu edhe publikun.

Sipas saj, muzika rap në Shqipëri është kthyer në një zhanër “tepër provokativ”, që jo vetëm reflekton realitetin e vështirë, por shpeshherë e normalizon dhe e mitizon atë. “Muzika duhet të ushqejë, të frymëzojë, të zbukurojë,” shtoi Dilo, duke vënë në kontrast mesazhet e përhapura nga reperët me një art që ngre shpirtin lart.

Deklarata nuk mbeti pa jehonë. Në rrjetet sociale, reagimet u ndanë:

Një pjesë i dha të drejtë Dilos, duke shprehur shqetësimin për glorifikimin e dhunës, armëve dhe kriminalitetit në disa tekste rep.

Të tjerë e konsideruan fjalën e saj si një përgjithësim i rrezikshëm, që ngatërron artin me krimin dhe i heq rap-it vlerën që ka si pasqyrim i realitetit social.

Nga nga ata që e shohin a si një thirrje për përgjegjësi sociale nga artistët, dikush tjetër si një sulm të padrejtë ndaj një brezi të tërë muzikantësh.

Debati, në fakt, shkon përtej kufijve të Shqipërisë. Rap-i, që prej lindjes së tij në lagjet e varfra amerikane, ka qenë një gjuhë e rebelimit dhe e dhimbjes kolektive. Tekstet e forta, shpesh brutale, nuk janë vetëm imagjinatë: ato pasqyrojnë plagë të shoqërisë varfërinë, dhunën, mungesën e shpresës. Por, siç vënë në dukje kritikët, të flasësh për dhimbjen nuk do të thotë të nxisësh dhunë.

Deklarata e Rovena Dilos, mes kritikës dhe provokimit, rihap një pyetje që mbetet gjithmonë aktuale: a është muzika thjesht pasqyrë e realitetit apo edhe motor i ndryshimit të tij?