Me këngën “Actually Romantic”, në albumin e saj të ri The Life of a Showgirl, duket se Taylor Swift i ka lëshuar një thumb koleges britanike Charli XCX.
Kënga fillon me vargje që flasin për një “Barbie të mërzitshme” dhe dikë që, nën efektin e kokainës, bëhet mjaftueshëm e guximshme për ta fyer atë. Madje, përmendet edhe një ish i dashur që merr “high five” nga ky personazh, e që menjëherë shpreh se është e lumtur që ai e la. Fansat kanë lexuar këtë si një referencë për Matty Healy, e The 1975, me të cilin Taylor pati një lidhje të shkurtër. Lidhja me Charli XCX bëhet më interesante sepse George Daniel, bateristi i së njëjtës bandë dhe bashkëshorti i Charli-t, është pjesë e të njëjtit rreth muzikor, duke e bërë gjithçka më pikante për ndjekësit.
Në një moment tjetër, Taylor akuzon personazhin e këngës se ka shkruar një këngë vetëm për të treguar sa e neveritshme ishte fytyra e saj. Në refren, një nuancë e hidhur shndërrohet në kompliment: “Mund të duket ofenduese, por në të vërtetë është e ëmbël… me gjithë kohën që kalon duke folur për mua, në fund pothuajse duket romantike.”
Madje, Taylor thotë se obsesioni i dikujt “pothuajse duket si flirt” dhe kjo, me një shaka të lehtë skandaloze, e bën të shtohet: “pothuajse e ngacmon.”
Arsyeja pse fansat dyshojnë tek Charli është e qartë. Në 2018, popstare britanike hapi Reputation Stadium Tour të Taylor. Vitin pasues, në një intervistë, ajo tha se të performonte për publikun e Taylor ishte “pak si të argëtoje fëmijë pesëvjeçarë”, një frazë që solli akuza për mosmirënjohje dhe krijoi një njollë që nuk u shua plotësisht, pavarësisht përpjekjeve për ta zbutur situatën.
Sot, kënga Actually Romantic rihap këtë kapitull.