Alban Skënderaj ka njoftuar se do të shtojë një natë të katërt të koncertit madhështor “Motiv” në Prishtinë.
Këngëtari e bëri të ditur lajmin përmes një postimi në Instagram, duke theksuar se vendimi erdhi pas kërkesave të shumta të publikut që nuk kishte mundur të siguronte bileta në kohë.
“Nata e katërt vjen si pasojë e kërkesave të shumta dhe si një detyrim ndaj të gjithë atyre që, për arsye kohe, nuk arritën të sigurojnë ende bileta,” – shkroi ai.
Skënderaj, i cili njihet për lidhjen e fortë me publikun dhe për koncertet e kuruara deri në detaj, shtoi se ishte i bindur që nata e tretë do të ishte e fundit, por reagimi i fansave e ka bërë të ndryshojë mendje.
“Më kanë ardhur shumë mesazhe këto ditë! Sinqerisht isha vërtetë i sigurt se nata e tretë do të ishte e fundit, por ju nuk reshtni kurrë së më befasuari,” – përfundon ai në postim.
Koncertet “Motiv”, që pritet të zhvillohen në Prishtinë, Greqi dhe Angli kanë krijuar tashmë një atmosferë të jashtëzakonshme pritjeje në rrjetet sociale. Me një repertor që përfshin hitet më të dashura të tij dhe interpretime të reja muzikore, projekti konsiderohet një nga kulmet e karrierës së Skënderajt.
View this post on Instagram