Kamerat e sigurisë të një banese të hakuara, momente intimiteti që u bënë publike dhe një hetim që ende vazhdon:
Stefano De Martino ka folur për herë të parë për publikimin e pamjeve private që e tregonin bashkë me Caroline Tronelli, në shtëpinë e së cilës ndodhi vjedhja dixhitale.
Videot e çiftit përfunduan në një faqe për të rritur dhe më pas u shpërndanë në rrjete të ndryshme sociale.
“Ka qenë diçka e papritur. Nuk e mendoja se mund të isha vëzhguar brenda mureve të një banese,” ka rrëfyer De Martino gjatë Rumore Festival të Fanpage.it.
“Kur më njoftuan për këtë – dhe nuk ia uroj askujt – ishte një ndjesi si kur të hyjnë hajdutët në shtëpi. Të mbetet mbi lëkurë ajo ndjesi ndotjeje, sikur dikush të ketë futur duart në sirtarët e tu, në sendet e tua. E ke të vështirë të flesh më aty. Kur e pashë atë gjë, mendova: ‘O Zot, më kanë hyrë brenda’. Më pas, me kohën, e përtyp pak e nga pak.”
Prezantuesi i “Affari Tuoi” theksoi se fama e tij ndoshta nuk kishte lidhje me aktin e vjedhjes:
“Personat që morën ato pamje nuk e bënë sepse unë jam person publik, por sepse ka njerëz që shikojnë video të vjedhura, dhe kjo krijon treg për këtë lloj përmbajtjeje. Nuk përfundova në atë faqe si Stefano De Martino, por si një njeri që po bënte dashuri nën batanije në shtëpinë e tij.”
Videoja ishte vjedhur natën e 9 gushtit dhe më pas ishte shfaqur në një faqe ku publikoheshin dhjetëra video të ngjashme nga vende të ndryshme të botës, të marra ndoshta me të njëjtat metoda.
Përmes avokatëve të tij, De Martino bëri kallëzim në Prokurorinë e Romës dhe në policinë postare të Porto Cervo, ku ndodhej me pushime kur mori vesh për ngjarjen.
Faqja është mbyllur, dhe sot ish-balerini përpiqet të gjejë dritën mes errësirës:
“Meqë ndodhi me mua, që jam person publik, tani ajo faqe nuk ekziston më. E mbyllën,” tha ai në festivalin Rumore.
Prokuroria po përpiqet të zbulojë jo vetëm kush hakuar sistemin e sigurisë së vilës së Caroline Tronelli, por edhe nëse dikush kishte interes personal apo financiar ta bënte këtë. Sipas Corriere della Sera, mund të ketë qenë dikush që njihte mirë sistemin e kamerave të banesës dhe që mund të ketë tentuar t’i shantazhonte De Martinon dhe Tronellin.
Për momentin, janë vetëm hipoteza, ndërsa hetimet vazhdojnë me shpresën e një zbulimi të plotë.