Aktori i njohur Florjan Binaj, i cili për 18 vite ishte një nga figurat më të dashura të spektaklit të humorit “Portokallia”, ka folur hapur për marrëdhënien e tij aktuale me programin që e bëri të njohur në mbarë Shqipërinë.

I ftuar në podcastin “Mirëmbrëma Yje” të Arbana Osmanit, Binaj tregoi me sinqeritet se nuk e ndjek më emisionin dhe se çdo herë që përpiqet ta shohë, ndien trishtim.

“Nuk e shoh Portokallinë, ndihem keq kur e shoh. E kam provuar ta ndjek 5 minuta dhe më vjen keq. Nuk dua të shoh diçka ku kam kaluar 18 vite të jetës sime në atë gjendje. Ka rënë entuziazmi,” – u shpreh ai.
Aktori shtoi se, sipas tij, programit i mungon sot fryma krijuese që e karakterizonte dikur.

“Po t’u shohësh sytë aktorëve, janë të gjithë të trishtuar. Kanë ngelur te të njëjtat personazhe, nuk kanë më entuziazëm për të bërë diçka të re. Prej 5-6 vitesh shohim po të njëjtat fytyra dhe role,” – theksoi Binaj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CLASS MAGAZINE (@revistaclass_)

Sot, aktori drejton emisionin investigativ “Piranjat”, ndërsa emri i tij po përflitet si kandidat i mundshëm për Bashkinë e Tiranës, çka e vendos sërish në qendër të vëmendjes publike.