Në mënyrë të famshme De Kooning ka thënë, “Mishi është arsyeja përse është shpikur piktura në vaj,” dhe mëgjithëse shpesh ai ka punuar në stil abstrakt ai i është rikthyer vazhdimisht figurës. Pikturës “Gruaja I”, u desh një kohë e gjatë e pazakontë për t’u përfunduar. De Kooning realizoi studime të shumta paraprake dhe më pas e ripikturoi telajon në mënyrë të përsëritur, duke mbërritur tek kjo figurë gruaje me sy kaba dhe të egër. Një amalgamë arketipesh femërore, nga perëndesha paleolitike e pjellorisë deri tek fotografitë e vajzave që varesishin në mur, vështrimi saj kërcënues dhe ngërdheshja e egër theksohen më shumë nga penelatat agresive të de Kooning-ut dhe paleta me ngjyra intense. Duke kombinuar madhësinë dhe kërcënimin, piktura “Gruaja I”, reflekton ambivalencën e vjetër kulturore ndërmjet përkuljes për dhe frikës së pushtetit të femërores.
Burimi: https://www.willem-de-kooning.org/woman-i.jsp