Kombëtarja shqiptare ka udhëtuar mesditën e sotme drejt Nishit, në Serbi, në kuadër të ndeshjes kualifikuese që do të luhet nesër në mbrëmje në Leskovac.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se me skuadrën ka udhëtuar i gjithë ekipi, ndërsa pas mbërritjes në aeroportin e Nishit, skuadra është akomoduar menjëherë në hotel.
Pasditen e sotme, në orën 16:30, do të zhvillohet konferenca zyrtare para ndeshjes me trajnerin Silvinjo dhe mbrojtësin Elseid Hysaj, në stadiumin “Gradski stadion Dubo?ica”, në Leskovac. Konferenca për mediat do të transmetohet live në FSHF TV dhe në kanalin zyrtar të FSHF në YouTube.
Pas konferencës, skuadra do të zhvillojë stërvitjen e fundit në orën 17:30 dhe do të mbyllë përgatitjet për ndeshjen ndaj Serbisë, që do të luhet nesër, në orën 20:45, në stadiumin “Gradski stadion Dubo?ica”, në Leskovac.
View this post on Instagram