Edhe 365 ditë të tjerë dashurie të vërtetë, një lumturi që duhej ndarë me ndjekësit. Dove Cameron festoi në Instagram dyvjetorin e lidhjes me Damiano David, i cili ndodhet në turne dhe pak ditë më parë performoi në Milano në një koncert plot emocione. Aktorja dhe këngëtarja publikoi një seri fotosh dhe videosh që tregojnë çiftin në momente të ëmbla dhe të gëzueshme.
Dove shkroi:
“Dy vitet më të bukura të jetës sime. Qaj të paktën një herë në javë sepse jeta është bërë kaq e bukur që kur je ti. Të dua në një mënyrë që s’e shpreh dot me fjalë, por s’do resht kurrë së provuari. Gëzuar përvjetorin, dashuria ime.”
Edhe këtë herë, siç bëri edhe vitin e kaluar në përvjetorin e parë, ajo e mbylli mesazhin në italisht.
Damiano iu përgjigj menjëherë në komente:
“Pjesa më e bukur e të qenit gjallë.”
View this post on Instagram