Aktori i dashur për publikun dhe kandidati për bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, ka festuar ditëlindjen e 40-të me një mesazh prekës, plot mirënjohje dhe reflektim, të ndarë në rrjetet sociale.

Në shkrimin e tij, Binaj ndalet te njerëzit që kanë ndikuar në udhëtimin e tij që nga fëmijëria në Allias, te vitet në Liceun Artistik e Akademinë e Arteve, e deri te përvoja e gjatë në televizion dhe radio. Ai i përmend me dashuri shokët e fëmijërisë, mësuesit, kolegët artistë, por mbi të gjitha, familjen dhe bashkëshorten Sadina, me të cilën ka tre fëmijë.

“Unë nuk do isha ky që jam pa çdo bashkëudhëtar të jetës time,” – shkruan Binaj, duke i kujtuar me nostalgji periudhat që e formësuan si njeri dhe artist.

Aktori ndalet edhe te figurat që e kanë frymëzuar në skenë, si Koço Devole, Zef Deda, Gëzim Kruja, e shumë të tjerë që lanë gjurmë në humorin shqiptar. Por ai nuk harron as sfidat, duke pranuar se “falë tyre zbulova sa i fortë jam.”

Në përfundim, Binaj kthehet te thelbi i mesazhit të tij mirënjohja për familjen dhe vlerat që e kanë bërë njeriun që është sot:

“Faleminderit që më keni bërë ky që jam. Ju dua shumë!”

Prej më shumë se dy dekadash, Florjan Binaj mbetet një ndër emrat më të njohur të skenës shqiptare të humorit, ndërsa së fundmi është angazhuar edhe në politikë, si kandidat për kryetar të Bashkisë së Tiranës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CLASS MAGAZINE (@revistaclass_)