Supermodelja Bella Hadid, e cila së fundmi ka festuar 29-vjetorin e lindjes, ka ndarë me ndjekësit e saj një rrëfim të ndjerë dhe të sinqertë për betejën e saj me depresionin dhe ankthin një peshë që ajo thotë se e ka mbajtur me vete për shumë vite.

Postimi i saj erdhi pak para Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, më 10 tetor, dhe preku miliona ndjekës për ndershmërinë dhe ndjeshmërinë që përcolli.

“Diçka që e kam mbajtur për shumë vite është pesha e ankthit dhe depresionit,” – shkroi Bella më 12 tetor. “Ndonjëherë ndihet e gjitha-përfshirëse, paralizuese, dhe e padukshme për botën përreth, duke të lënë me lot para se të fillojë dita, duke pyetur pse mendja jote ndjehet kaq e rëndë kur jeta duket kaq e ndritshme.”

Në postimin e saj, Hadid pranoi se ndjeshmëria nuk është dobësi, por pjesë e bukur e qenies njerëzore:

“Nuk është dobësi është pjesë e imja. Ndjeshmëria, vetëdija, dhe empatia ime janë ato që më bëjnë njeri. Këto cilësi më kanë ndihmuar të kuptoj më mirë veten dhe të tjerët.”
Modelja ndau edhe një poezi për t’u kujtuar njerëzve të marrin frymë dhe të gjejnë qetësinë në momentet e vështira:

“Kur barra bëhet shumë e rëndë dhe e ardhmja duket e errët, është në rregull të ndalesh për pak, nëse ndien se ke humbur shkëndijën tënde.”

Bella ka pranuar se gjendja e saj është diagnostikuar mbi një dekadë më parë, ashtu si edhe te vëllai i saj Anwar dhe nëna e saj Yolanda Hadid, dhe se ka kaluar trajtime të shumta spitalore gjatë viteve.

Ajo theksoi se shumë njerëz që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor ndihen të turpëruar apo të keqkuptuar:

“Ndonjëherë pyes veten si mund të jem kaq me fat në jetë, por trupi dhe mendja ime janë të mbushura me trishtim, depresion dhe ankth paralizues pothuajse çdo ditë.”

Përmes mesazhit të saj, Bella i inkurajoi ndjekësit të kërkojnë ndihmë dhe të mos ndihen vetëm:

“Mos kini frikë të kërkoni ndihmë. Edhe unë kam qenë atje. Kam filluar ta kuptoj mendjen time vetëm pasi kam folur hapur me të tjerët.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bella ? (@bellahadid)