Një “unfollow” në Instagram ka mjaftuar për të ndezur një debat publik mes dy moderatoreve të njohura, Kiara Tito dhe Dojna Mema. Gjithçka nisi disa ditë më parë, kur Dojna, e ftuar në emisionin “Mirëmbrëma Yje”, tha se Kiara e kishte hequr nga “followers” pa asnjë arsye.
“Kiara më ka hequr nga ‘followers’ dhe nuk e di pse, kot,” – deklaroi ajo, duke lënë të kuptohej se mes tyre kishte ndodhur një ftohje.
Pas kësaj deklarate, reagimi i Kiarës nuk vonoi. Në puntatën e mbrëmshme të “Goca dhe Gra”, moderatorja vendosi të sqarojë publikisht situatën, duke mohuar që të ketë qenë ajo që e hoqi Dojnën nga rrjeti social.
“Nuk e kam hequr unë, më ka hequr Dojna vetë. Të diskutosh këtë është si një bisedë adoleshentesh. Kemi qenë kolege, kemi pirë kafe, kemi ngrënë në të njëjtën shtëpi. Nëse do ishte një merak i vërtetë, kjo bisedë do bëhej jashtë kamerave,” – tha Kiara.
Ajo shtoi se nuk dëshiron të ndërtojë vëmendje apo “klikime” mbi emrin e të tjerëve:
“Hajde të themi emrin e Kiarës dhe hajde të klikohemi. Unë nuk bëj karrierë me emrat e të tjerëve. Shumë herë jam sulmuar pa të drejtë, por nuk jam viktimizuar.”
Në anën tjetër, pas debatit që u përhap me shpejtësi në rrjete sociale, Dojna reagoi nëpërmjet një Instastory. Ajo publikoi një bisedë private në WhatsApp, ku motra i sugjeron “Hiqe Kiara Titon”, duke shpjeguar se nuk kishte qëllim të krijonte zhurmë:
“Mua kur më bëjnë një pyetje direkte, kam mjaftueshëm k?llqe për t’u përgjigjur drejt. E bëj edhe për rehatinë time, që të mos mbaj mend gënjeshtra. Tema është e varfër, ndaj nuk shoh interes për ta zgjatur më shumë publikisht. Ditë të mbarë,” – shkroi ajo, duke shtuar se “nuk foli keq për të.”
Mesa duket, Dojna ka zgjedhur ta mbyllë këtu këtë kapitull, ndërsa Kiara u përpoq të vendosë pikën mbi “i”, duke mohuar çdo keqkuptim të qëllimshëm.