Moderatorja e njohur Kiara Tito ka folur së fundmi për jetën e saj personale dhe marrëdhënien me këngëtarin Luiz Ejlli, gjatë një interviste në emisionin “Goca dhe Gra”.
Në një bisedë me moderatoret e panelit, Kiara ndau detaje të rralla për përditshmërinë e tyre si çift, duke e përshkruar Luizin si një “baba të shkëlqyer” dhe një partner që di si të japë dashuri e stabilitet.
E pyetur nëse do ta falte tradhtinë, Kiara u shpreh:
“Nuk e di po s'e provove si do reagosh. Është e thjeshtë të gjykosh nga jashtë. Në lidhje dashurore jam më strikte se në raportet shoqërore. Dua burri të më respektojë dhe ta respektoj, kjo është mungesë e madhe respekti. Por nuk e di si do reagoja…”
Moderatorja e “Portokallisë” pranoi se nuk e ka përjetuar kurrë ndjesinë e tradhtisë, por shtoi se për të, besnikëria është një vlerë thelbësore në çift.