Me bazë qumësht, kungull dhe erëza, e ngrohtë, nostalgjike dhe krejtësisht e parezistueshme. Ja si të përgatisni në shtëpi këtë pije që është bërë simboli i vjeshtës.
Mjafton të kërkosh “Pumpkin Spice Latte” në Google për të kuptuar se ka nisur zyrtarisht sezoni i gjetheve që bien, i batanijeve të leshta dhe i kësaj pijeje ikonike. Kërkimet për emrin “Pumpkin Spice Latte” janë rritur me mbi 210%, duke konfirmuar se çdo vit, në këtë periudhë, dëshira për këtë pije kremoze të ëmbël me aromë kungulli e kanellë është e pandalshme.
Më shumë se një pije, Pumpkin Spice Latte është një rit një përqafim i ngrohtë në një filxhan, me shije kungulli, qumështi dhe kujtimesh të buta. Frymëzuar nga dëshira për një ritëm më të qetë dhe për receta artizanale, PSL “bëje vetë” është kthyer në ritualin më të ëmbël (dhe më fotogjenik) të vjeshtës.
Lajm i mirë: përgatitja është shumë më e lehtë nga ç’mund të duket.
Ekspertja e ushqimit bimor, Emanuela Mattiuzzi, e përshkruan kështu:
“Ngrohni në zjarr të ulët pak qumësht sipas dëshirës, mund të jetë qumësht lope ose alternativë vegane si tërshërë, oriz apo sojë.
Shtoni një lugë pure kungulli, kanellë, xhenxhefil e arrëmyshk, pak shurup panje dhe një prekje vaniljeje (pluhur ose nga bishtaja).
Sekreti është të mos e zieni. Ngrohja e ngadaltë ruan kremozen dhe nxjerr aromat më të pastra të erëzave.”
Më pas shtoni një kafe ekspres, përziejeni mirë dhe, nëse nuk jeni në regjim diete të rreptë, përfundojeni me pak pana të rrahur dhe një spërkatje të lehtë kanellë sipër.
Brenda më pak se 10 minutash, do të keni një pije të ngrohtë, aromatike dhe plot shije perfekte për ta zëvendësuar me një snack të pasdites.
Sigurisht, një filxhan Pumpkin Spice Latte (veçanërisht me pana) ka mjaft kalori. Por ia vlen çdo gllënjkë është një përkëdhelje për shpirtin.