Fanella që Rey Manaj veshi në fitoren historike të Shqipërisë ndaj Serbisë është shitur në ankand për 3,100 euro.
Veshja sportive, e nënshkruar nga vetë sulmuesi lushnjar, ka një vlerë të veçantë simbolike, pasi ai ishte autori i golit që i dha Kombëtares tri pikë vendimtare dhe e afroi ndjeshëm me “playoff”-in e Botërorit 2026.
Megjithatë, kjo nuk është fanella më e shtrenjtë e një lojtari kuqezi e shitur ndonjëherë.
Rekordi vijon t’i përkasë Nedim Bajramit, fanella e të cilit e veshur në ndeshjen kundër Italisë në “Euro 2024” u shit për rreth 5,800 euro.