
Don Xhoni ka rikthyer vëmendjen e publikut këtë herë jo me një këngë të re, por me një foto që ka ngjallur kureshtje dhe reagime të shumta në rrjete sociale.
Në imazhin e postuar mbrëmjen e djeshme, reperi shfaqet përkrah një vajze misterioze, ndërsa përshkrimi që ka zgjedhur është po aq intriguese sa vetë fotografia:
“Romantika s’po ka, se mangupa jan bo krejt.”

Sakaq, ende nuk dihet identiteti i vajzës në foto dhe artisti ka zgjedhur të mos zbulojë asnjë detaj.
Lind pyetja, a është kjo një dashuri e re apo thjesht një provokim?
