
Vetëm dy ditë më parë, rrjetet sociale u ndezën nga një koment i Elsa Lilës, e cila la të kuptohej se nuk ishte ndjerë mirë gjatë pjesëmarrjes së saj në emisionin “Mirëmbrëma Yje” me Arbana Osmanin.
Në një koment në Instagram, një ndjekës i kishte shkruar këngëtares se dukej më “e qetë” dhe “e natyrshme” në podkastin e Gridës, krahasuar me daljen te Arbanës. Elsa reagoi menjëherë, me një përgjigje që u lexua nga shumë si një thumb:
“Faleminderit për mirësjelljen! Ky podkast është regjistruar shumë kohë para tjetrit. Qetësia ime ka të bëjë, ashtu si për secilin prej nesh, me personin që kemi përballë.”

Dhe, siç ndodh shpesh në botën e mediave, fjalët udhëtojnë shpejt. Arbana duket se nuk e la pa përgjigje.
Në një story në Instagram, moderatorja ndau një video nga faqja humoristike @mjekërrziu1, ku përdoren zëra dhe dialogë nga emisione shqiptare mbi skena të animuara me kukulla.
Në këtë rast, fragmenti i përzgjedhur ishte pikërisht nga intervista e Elësës në “Mirëmbrëma Yje”, por e sinkronizuar me personazhin Izma, antagonisten e famshme nga filmi i animuar “Çmenduritë e Perandorit Kusko.”
Një përzgjedhje që, për ata që e kuptojnë nëntekstin, vështirë se ishte e rastësishme.

