E ftuar në emisionin “Pardon My French”, Egli Tako, foli pa filtra për jetën e saj personale, për raportin me dashurinë dhe mënyrën si e sheh sot një marrëdhënie romantike.

Egli tregoi se pas eksperiencës në “Big Brother” gjërat kanë ndryshuar shumë për të jo vetëm profesionalisht, por edhe në mënyrën si e koncepton dashurinë.

E pyetur nga Lei nëse shijet e saj për meshkujt kanë ndryshuar pas daljes nga “Big Brother VIP”, artistja u përgjigj hapur dhe me sinqeritet:

“Po, në fakt më kanë ndryshuar gustot. Kam kuptuar që dua diçka tjetër, meritoj diçka tjetër nga një marrëdhënie romantike sepse e njoh veten time, e di çfarë njeriu jam, e di se sa shumë bëj dhe jap te një njeri.
Meritoj të marr të njëjtën vëmendje, nuk po them më tepër, por pse jo edhe më tepër, sepse në fund të fundit jemi vajza dhe e meritojmë."

Në një segment të emisionit, gjatë lojës “Pyetje – Përgjigje”, Egli u pyet se çfarë tiparesh do të dëshironte te partneri i saj ideal. Pa u menduar gjatë, ajo u përgjigj me natyrshmëri:

“Nuk jam natyrë që e dua partnerin e bukur.
Dua të jetë i këndshëm, i lezetshëm, burrëror… dhe po të ketë pak humor, akoma më mirë.”

Kur Jonida e pyeti nëse është e hapur për një lidhje të re, Egli u shpreh se nuk ndjen asnjë nxitim.

“Di që jam shumë mirë me veten time, dhe në momentin që je mirë me veten, gjërat e bukura vijnë.
Unë jam e hapur për çdo gjë që Zoti e ka bërë risk për mua. Jam pak me këtë mentalitetin që gjërat janë të shkruara, dhe ndonjëherë kur i kërkon, është më keq.
Unë po jetoj jetën time shumë e lumtur, shumë falënderuese ndaj Zotit dhe ndaj çdokujt që jam kaq e përmbushur sa sot.”