Prej disa ditësh, rrjetet sociale janë mbushur me zëra për një bashkëpunim mes Dafina Zeqirit dhe reperit Fero. Një pjesë e shkurtër audio, që qarkullon në TikTok dhe platforma të tjera, u përhap me shpejtësi, duke u interpretuar si demo e një projekti të përbashkët mes dy artistëve.

Por, pas gjithë aludimeve, ekipi i Dafinës, Moneyz, reagoi për të sqaruar situatën.

Në reagimin e bërë publik në rrjetet sociale, ekipi i këngëtares theksoi se materiali që po qarkullon nuk është versioni final dhe se projekti nuk do të dalë si bashkëpunim me asnjë artist tjetër:

“Projekti për të cilin po flitet këto ditë është versioni i bërë nga Dafina vetë, pa asnjë artist tjetër të ftuar.
Versioni me ‘feat’ nuk bën pjesë në lansim dhe nuk do të publikohet.
Pjesa që ka qarkulluar deri tani është vetëm një demo, një ide e papërfunduar, jo versioni final.
Projekti zyrtar do të vijë, por vetëm në versionin e Dafinës.”

Klipi i supozuar u shpërnda me shpejtësi në TikTok dhe mori komente të shumta pozitive, me shumë përdorues që shprehën entuziazëm për idenë e një bashkëpunimi mes dy artistëve diçka që do të ishte ndër më të bujshmet e këtij viti në tregun shqiptar.

Ndërsa pritshmëritë e fansave janë të larta, Moneyz nuk ka dhënë ende një datë të saktë publikimi, por ka konfirmuar se projekti i ri i Dafinës është në përfundim dhe do të publikohet së shpejti, vetëm në versionin e saj origjinal.