Në kuadër të Javës Evropiane të Basketbollit dhe Ditës Ndërkombëtare të Personave me AftësiNdryshe, Special Olympics Albania, në bashkëpunim me Coca-Cola Bottling Shqipëria,organizuan sot Turneun Kombëtar të Basketbollit të Unifikuar në Durrës. Eventi përmbylliprogramin vjetor sportiv të Special Olympics dhe synon të promovojë përfshirje, barazi dhefuqizim përmes sportit.

Turneu i Unifikuar i Basketbollit

Turneu mblodhi së bashku mbi 150 pjesëmarrës nga Tirana, Durrësi, Shkodra, Elbasani,Korçadhe Fieri duke përfshirë 60 sportistë me aftësi ndryshe intelektuale dhe 40 partnerë pa aftësindryshe që luajtën së bashku në formatet 5x5 dhe 3x3. Ekipet qe triumfuan në këto formate ishinTirana dhe Shkodra.

Coca-Cola rithekson angazhimin e kompanisë për të mbështetur programe që nxisin diversitet, mundësi të barabarta dhe të drejtën për të marrë pjesë në sport pa diskriminim. Ne besojmë nëfuqinë e sportit për të sjellë njerëzit së bashku.

Ceremonia përmbyllëse përfshiu shpërndarjen e medaljeve dhe certifikatave të pjesëmarrjes ngatë ftuarit e nderit, përfaqësues institucionesh dhe organizatash sportive.