Parlamenti i Turqisë ka miratuar një ligj të ri që ndalon aksesin në mediat sociale për personat nën 15- vjeç, në një përpjekje për të rritur kontrollin mbi përdorimin e platformave dixhitale nga të miturit.

Ligji parashikon që të miturve nën këtë moshë t’u ndalohet regjistrimi në rrjetet sociale, ndërsa platformat do të detyrohen të vendosin sisteme të verifikimit të moshës.

Mediat turke raportojnë se prindërve do t’u jepen mjete për të monitoruar kohën që fëmijët kalojnë para ekranit, si dhe shpenzimet që ata kryejnë online.

Gjithashtu, në raste emergjente, platformat kryesore do të detyrohen të ndërhyjnë brenda një ore për të kufizuar përhapjen e përmbajtjeve të dëmshme.