Kompania më e madhe në botë e prodhimit të prezervativëve, Karex, ka paralajmëruar për rritjen e çmimeve të këtyre produkteve deri në 30%.

Arsyeja është konflikti në Lindjen e Mesme, pasi kanë shkaktuar shkaktuar tronditje të forta në tregun e lëndëve të para dhe në zinxhirët globalë të furnizimit.

Drejtori ekzekutiv i Karex, Goh Miah Kiat, u tha mediave se kostot e prodhimit janë rritur ndjeshëm që nga fillimi i konfliktit.