Fituesja e Big Brother VIP Albania, Selin Bollati, ka ndarë detaje të reja nga eksperienca e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, duke folur si për lojën ashtu edhe për jetën personale.

E ftuar në emisionin 'Goca dhe Gra', ajo u shpreh se në asnjë moment nuk e kishte parë veten si fituese të formatit, madje mendonte se triumfin do ta merrte Mateo.
'Unë mendoja që do ta merrte Mateo. Brenda asaj loje një tipar që të tregon fitues është durimi', tha ajo.

Selin foli gjithashtu edhe për romancën me Gimbon, duke treguar se fillimisht ka qenë skeptike për lidhjen brenda izolimit, por me kalimin e kohës gjërat kanë ndryshuar.
'Marrëdhënia me Gimbon nga izolimi ishte në fije të perit për të mos ndodhur kurrë. Kam qenë shumë skeptike nëse do t’i besoja asaj marrëdhënie aty brenda'-u shpreh ajo.

Ajo shtoi se një rol të rëndësishëm në afrimin e tyre ka luajtur edhe mbështetja e familjes, e shprehur përmes një droni gjatë qëndrimit në shtëpi.
'Kur mora konfirmim nga familja, jam afruar më shumë me të. Gimbo është djalë fantastik', tha ajo.