Këngëtarja Demi Lovato dhe bashkëshorti i saj kanë performuar këngën e dasmës së tyre gjatë koncertit në Neë York.
Gjatë shfaqjes në kuadër të turneut “It's Not That Deep” të yllit të popit, ajo e solli muzikantin 35-vjeçar kanadez për të interpretuar një duet të këngës “Iris” nga Goo Goo Dolls.
Videoja kapi Lovaton, 33 vjeç, në skenë në Madison Square Garden, duke kënduar tekstin e këngës hit të vitit 1998 me bashkëshortin e saj, ndërsa publiku iu bashkua këtij momenti të ëmbël.
Pothuajse një vit para se çifti të martohej në një ceremoni romantike në Kaliforni, Lovato u shfaq në emisionin “Today ëith Hoda and Jenna” dhe ndau skenarin e ëndrrave të saj për ditën e saj të madhe.