Aktori Barry Keoghan ka folur hapur për herë të parë mbi thashethemet që e kanë ndjekur për tradhti gjatë lidhjes së tij me këngëtaren Sabrina Carpenter.

Në një episod të fundit të podcast-it “Friends Keep Secrets”, të drejtuar nga Benny Blanco dhe ku ishin të ftuar edhe Lil Dicky dhe Kristin Batalucco, aktori irlandez foli për herë të parë mbi situatën që rrethoi ndarjen e tij nga këngëtarja në fund të vitit 2024.

Keoghan tha se për një kohë të gjatë ka qëndruar i heshtur, duke mos komentuar publikisht për një “narrativë që nuk ishte e vërtetë”, por që sipas tij u përhap dhe u amplifikua në media dhe rrjete sociale. “Nuk u konfirmua kurrë nga unë, por unë thjesht u zhduka,” u shpreh ai, duke nënvizuar se presioni publik e detyroi të tërhiqej nga spotlight-i.

Kur u pyet drejtpërdrejt për thashethemet e tradhtisë, Keoghan i quajti ato të pavërteta, duke shtuar se nuk dëshiron të përfshijë persona të tjerë në këtë histori.

Ai theksoi se marrëdhëniet në sytë e publikut bëhen shumë më të komplikuara, pasi çdo detaj mund të zmadhohet dhe interpretohet gabim.