Këngëtari Shpat Kasapi, i cili ndërroi jetë më 26 nëntor 2025 pas një arresti kardiak, do të festonte sot 41-vjetorin e lindjes.

Bashkëshortja e tij, Selvije Jao ka ndarë me ndjekësit një moment tepër emocional, duke kujtuar ish-bashkëshortin e saj të ndjerë përmes një video, ku artisti shfaqet në momente të ëmbla krah djalit të tyre, Roelit.

Selvija ka zgjedhur të shkruaj edhe disa fjalë të ndjera, duke shprehur dhimbjen për mungesën e tij, por edhe bindjen se ai vijon të jetë pranë tyre në një formë shpirtërore.

'Sot është dita jote. Ti nuk je larg, je vetëm në një formë tjetër: engjëlli ynë mbrojtës. Çdo bekim që na vjen, çdo gjë e bukur që na ndodh, e ndiej si shenjë nga ti. Roeli po thotë ‘Daddy’… dhe zemra ime e di që ti e dëgjon, që je pranë nesh. Urime ditëlindjen në parajsë, Shpat. 5 muaj pa ty, por gjithmonë në zemrat tona’, shkruan ajo.