Reperi dhe kompozitori amerikan Kanye West do të mbajë një koncert live në Tiranë më 11 korrik, një lajm që u konfirmua ditën e djeshme, por një postim i fundit në Instagram nga Kanye West ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, duke u bërë viral brenda pak orësh.

Në foton e publikuar, shihet Drake teksa i dorëzon reperit amerikan xhupin e famshëm të kuq me shqiponjën e zezë.

Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është fakti se Drake është shfaqur me xhupin kuq e zi në një nga videot e tij muzikore disa kohë më parë.

Kombinimi i dy emrave të mëdhenj të muzikës botërore me një simbol kaq të fortë kombëtar ka ndezur rrjetet sociale, ku fansat shqiptarë dhe jo vetëm kanë reaguar me entuziazëm dhe kuriozitet për këtë moment të papritur.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ye (@jesusisking)