Rogert Sterkaj, finalisti i BBV, në një intervistë për 'Flet' me Ilnisa Agollin, ka folur për jetën e tij, eksperiencën në Big Brother VIP dhe pritshmëritë e tij pas daljes nga shtëpia.

I pyetur nga Agolli, për deklaratën që Selin ka bërë për ta hedhur Rogertin në gjyq për përdorimin e emrit të saj në këngën e fundit të ish-banorit të Big Brother VIP, ai është përgjigjur duke thënë: 'Shihemi në gjykatë'.

'Po, më duket e ka Selin Bollati, jo selina. Dhe selina kur ta google-ojnë do me thënë dritë “light” në Arabi. Pra kur të çohen ato që unë e kam bërë për Selinën, unë i them atyre paçi fat, edhe shihemi në gjykatë. Shihemi në gjykatë moj motër. Ti shihesh me qejf në gjykatë apo jo? Në gjykatë? Duke qeshur dhe duke kërcyer këngën. Tani që të jemi të pastër… Edhe gjyqtarin kam për ta bërë për të kërcyer me mua', u shpreh Rogerti.