
David Beckham feston sot ditëlindjen e 51-të. Bashkëshortja e tij Victoria Beckham ka ndarë një urim të veçantë për ish-futbollistin anglez me një foto që tregon se ai është ende në formë të shkëlqyer.
Ish-anëtarja e Spice Girls postoi në Instagram një foto të Davidit duke pozuar me një kostum banje të kuq Speedo.
Në foton, e cila është bërë gjatë pushimeve të tyre së bashku, ish-futbollisti tregon barkun e tij të stërvitur dhe tatuazhet e shumta.
Victoria postoi gjithashtu një foto të lezetshme të fëmijërisë së Davidit me një top futbolli, si dhe disa foto romantike të tyre së bashku.
'Ti je bota jonë, gjithçkaja e jona. Të duam shumë!!! Gëzuar ditëlindjen bashkëshortit, babait, birit, vëllait dhe mikut më të mirë. Shpirtit më të mirë dhe më bujar. Do të të llastojmë gjithë ditën!!!! Askush nuk e meriton më shumë se ti', shkruan ajo.
View this post on Instagram
