
Reperi i njohur MC Kresha ishte i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku pjesë e panelit është edhe ish-partnerja e tij e shumë viteve më parë, Rozana Radi.
Prania e tij në studio u duk disi e sikletshme, sidomos në mënyrën se si u përgjigjej pyetjeve.
Megjithatë, ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen e publikut ishte qëndrimi i Rozanës, e cila u shfaq serioze gjatë gjithë kohës dhe herë pas here shihej duke qëndruar në telefon.
Gjatë emisionit, moderatorët e pyetën Kreshën: “A është kjo hera e parë që ndodhesh në një studio televizive me Rozin?”
I zënë disi ngushtë, ai u përgjigj shkurt: “Vallaj…”
