
Reperi shqiptar Unikkatil (Viktor Palokaj), ka emocionuar ndjekësit me një postim të fundit në rrjetet sociale, kushtuar vëllait të tij të ndjerë, Mentorit.
Në një status të publikuar në rrjetet sociale, artisti ka zbuluar se çdo vit, në këtë ditë të rëndësishme, vëllai i tij kishte një kërkesë të veçantë, një këngë të realizuar prej tij.
Edhe pse këtë herë mungesa është e pazëvendësueshme, Unikatil ka vendosur të mbajë gjallë traditën, duke i dedikuar një projekt të ri muzikor.
“Çdo ditëlindje vëllai im më ka kërkuar vetëm këngë. Shpirti i tij e ka ndier këtë këngë që e bëra për ditëlindje ama sonte para mesnatës e dëgjoni edhe ju. Gëzuar ditëlindjen i shtrenjti im!”, shkruan reperi krah postimit.

