
Këngëtarja Katy Perry dhe sh-kryeministrit kanadez Justin Trudeau mbeten një nga çiftet e rinj më të përfolur në showbiz. Së fundmi ata janë vënë sërish në qendër të vëmendjes pas raportimeve të fundit, ku burimet afër dyshes bëjnë të ditur se lidhja e tyre po bëhet gjithnjë e më serioze, madje mund të përfundojë me martesë në Paris.
Dyshja, për të cilët thuhet se janë bashkë që prej vitit të kaluar, janë parë së fundmi në festivalin e Coachella-s, shumë pranë njëri-tjetrit duke shijuar atmosferën festive.
Pas ndarjeve nga lidhjet e mëparshme, veçanërisht e ajo këngëtares nga aktori Orlando Bloom që mori vëmendje të madhe mediatike, duket se romanca e re mes saj dhe ish-kryeministrit kanadez ka ngjallur interes të madh tek publiku.
Bisedat për martesë kanë nisur tashmë dhe Parisi po përmendet si destinacioni i preferuar për ceremoninë martesore, ndërsa thuhet se ky qytet përmbush kërkesat e tyre për ta bërë një event madhështor e të paharrueshëm.
Ylli amerikan dhe ish-kryeminisri kanadez Justin Trudeau janë fokusuar te marrëdhënia e tyre, e cila sipas burimeve të afërta të çiftit po bëhet çdo ditë e më e fortë. Diskutimet për të ardhmen po bëhen serioze dhe pritet që dyshja të ndërmarrë hapa të afërt për të ardhmen e përbashkët.
