Gjysmëfinalet dhe finalja e madhe e Eurovision 2026 do të mbahen në kryeqytetin austriak, Vjenë, këtë javë nga 12 deri më 16 maj.

Gjysmëfinalja e Parë do të zhvillohet të martën, më 12 maj ora 21:00, gjysmëfinalja e dytë ditën e enjte më 14 maj ora 21:00 dhe finalja e madhe ditën e shtunë më 16 maj ora 21:00.

Këtë vit do të jetë Alis Kallaçi që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision Song Contest 2026 me këngën 'Nan'. Artisti shqiptar do të ngjitet në skenën e madhe të Eurovision gjatë Gjysmëfinales së Dytë, që mbahet më 14 maj në orën 21:00. Shqipëria do të performojë e 16-ta në renditjen zyrtare të natës, duke synuar një vend në Finalen e Madhe të 16 majit.

Gjysmëfinalja e Parë e Eurovision 2026 do të ketë prezantuese Victoria Swarovski dhe Michael Ostrowski, ndërsa ky vit është potencialisht edicioni më i diskutueshëm me pesë vende, Irlanda, Spanja, Holanda, Sllovenia dhe Islanda, që e bojkotojnë Eurovisionin për shkak të përfshirjes së Izraelit.

Mungesa e Spanjës mbart peshën më të madhe pasi është një nga kombet “Big 5” të cilave u garantohet automatikisht një vend në Finalen e Madhe për shkak të kontributeve të tyre financiare në Eurovision.

Tensionet janë rritur më tej nga akuzat se një agjenci qeveritare izraelite ka kryer një fushatë reklamuese online me pagesë për të rritur votat për pjesëmarrjen e saj.

Mbrëmjen e Finales së Madhe të Eurovisionit, do të dimë se cilët 25 nga 35 artistët do të garojnë në Finalen e Madhe të Festivalit të Këngës në Eurovision 2026. 

Ku mund ta shihni?

Gjysmëfinalja dhe Finalja e Madhe do të transmetohen drejtpërdrejt në televizionet lokale. Por, mund ta ndiqni edhe në faqen e Eurovison në Youtube. 

Si të votoni

Kudo që të jeni në botë, mund të ndihmoni në përcaktimin se kush do ta ngrejë trofeun në Festivalin e 70-të të Këngës në Eurovision. Në vendet pjesëmarrëse udhëzimet se si të votohet do të jenë në ekran gjatë transmetimeve.

Votimi hapet pasi kënga e fundit të jetë interpretuar në gjysmëfinale. Mund të votoni deri në 10 herë dhe do të keni më pak se 20 minuta kohë për ta bërë këtë. Mund të votoni me telefon, SMS pavarësisht nga vendi ku ndodheni.

Renditja e këngëtarëve që do të performojnë në gjysmëfinalen e parë:

Moldova: Satoshi - Viva, Moldova!

Sweden: FELICIA - My System

Croatia: LELEK - Andromeda

Greece: Akylas - Ferto

Portugal: Bandidos do Cante - Rosa

Georgia: Bzikebi - On Replay

Italy: Sal Da Vinci - Per Sempre Sì

Finland: Linda Lampenius x Pete Parkkonen - Liekinheitin

Montenegro: Tamara ?ivkovi? - Nova Zora

Estonia: Vanilla Ninja - Too Epic To Be True

Israel: Noam Bettan - Michelle

Germany: Sarah Engels - Fire

Belgium: ESSYLA - Dancing on the Ice

Lithuania: Lion Ceccah - Sólo Quiero Más

San Marino: SENHIT - Superstar

Poland: ALICJA - Pray

Serbia: LAVINA - Kraj Mene

Renditja e këngëtarëve që do të performojnë në gjysmëfinalen e dytë:

Bulgaria: DARA - Bangaranga

Azerbaijan: JIVA - Just Go

Romania: Alexandra C?pit?nescu - Choke Me

Luxembourg: Eva Marija - Mother Nature

Czechia: Daniel Zizka - CROSSROADS

France: Monroe - Regarde !

Armenia: SIMÓN - Paloma Rumba

Switzerland: Veronica Fusaro - Alice

Cyprus: Antigoni - JALLA

Austria: COSMÓ - Tanzschein

Latvia: Atvara - ?n?

Denmark: Søren Torpegaard Lund - Før Vi Går Hjem

Australia: Delta Goodrem - Eclipse

Ukraine: LELÉKA - Ridnym

United Kingdom: LOOK MUM NO COMPUTER - Eins, Zwei, Drei

Albania: Alis - Nân

Malta: AIDAN - Bella

Norway: JONAS LOVV - YA YA YA