Stresi dhe ankthi kanë simptoma të ngjashme, por nuk janë e njëjta gjë. Stresi zakonisht është afatshkurtër dhe lidhet me një situatë apo kërcënim të caktuar, ndërsa ankthi mund të zgjasë më shumë dhe shpesh nuk ka një shkaktar të qartë.

Të dyja janë pjesë e reagimit natyral të trupit që aktivizohet kur ndjejmë rrezik. Ky reagim e bën trupin më të vëmendshëm, më të përqendruar dhe gati për t’u përballur me një situatë të vështirë.

Dallimi mes stresit dhe ankthit

Kur një person përjeton stres, trupi çliron hormone stresi që bëjnë zemrën të rrahë më shpejt, rritet frymëmarrja dhe tensioni i gjakut. Kjo ndihmon organizmin të reagojë ndaj një kërcënimi fizik apo emocional.

Ankthi është reagimi emocional ndaj këtij stresi. Ai shpesh shfaqet si ndjenjë shqetësimi, frike ose pasigurie, sidomos para një ngjarjeje të rëndësishme.

Ndërsa stresi zakonisht kalon pasi situata mbaron, ankthi mund të vazhdojë edhe kur nuk ka më një kërcënim real.

Simptomat e stresit: Rrahje të shpejta të zemrës, frymëmarrje më e shpejtë, mendime shqetësuese, nervozizëm ose irritim, ndjenjë mbingarkese, trishtim ose pakënaqësi, marramendje, të përziera dhe probleme me tretjen

Simptomat e ankthit: Rrahje të shpejta të zemrës, frymëmarrje e shpejtë, ndjenjë frike ose shqetësimi, djersitje, nervozizëm, tension në trup, shqetësim i vazhdueshëm, probleme me stomakun

Si mund të menaxhohen?

Ushtrime frymëmarrjeje, yoga, meditim, numërim i ngadaltë deri në 10, ushtrimet fizike ndihmojnë në uljen e tensionit dhe ankthit. Biseda me një mik, partner apo familjar mund të ndihmojë në lehtësimin e emocioneve negative.

A mund të kthehet stresi në ankth?

Po. Nëse stresi vazhdon për një kohë të gjatë dhe nuk menaxhohet, ai mund të zhvillohet në ankth kronik.

Kur duhet të kërkoni ndihmë?

Duhet të konsultoheni me një mjek ose psikolog nëse, ankthi ndikon në jetën e përditshme, ndiheni vazhdimisht të mbingarkuar, keni ndryshime të forta në pjesën e gjumit apo ushqimit, përdorni alkool apo substanca për t’u qetësuar dhe ndiheni pa kontroll.