
Këngëtari i njohur kolumbian, Maluma, do të bëhet sërish baba, pasi partnerja e tij, Susana Gomez, është në pritje të fëmijës së tyre të dytë.
Lajmin e bukur, 32-vjeçari e ndau të dielën, që përkonte me Ditën e Nënës, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ai publikoi një fotografi bardh e zi ku shihet vetë së bashku me vajzën e tyre, Paris, 2 vjeçe, duke puthur barkun e shtatzënisë së Susana-s, të shoqëruar me një emoji zemre blu.
Çifti filloi të përflitej për lidhjen e tyre në vitin 2020, kur u panë së bashku në publik, ndërsa më vonë e konfirmuan romancën e tyre.
View this post on Instagram
