Aktorja britanike Sienna Miller është bërë nënë për herë të tretë, duke sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë me partnerin Ollie Green.

Lajmin e bukur, 44-vjeçarja e konfirmoi gjatë një interviste për E!, ku u shpreh me humor për jetën si nënë e një të porsalinduri. “Ndodhi.

'Kam një foshnjë të vogël pranë meje”, tha Miller, duke shtuar se mungesa e gjumit po ndikon në përditshmërinë e saj. “Ndjej sikur formimi i fjalive është pak i vështirë tani. Po fle shumë pak, por jam çmendurisht e dashuruar me foshnjën time”, u shpreh aktorja.

Çifti ka edhe një vajzë trevjeçare, ndërsa Miller është gjithashtu nëna e Marlowe 12-vjeçare nga lidhja e saj e mëparshme me Tom Sturridge.

Sienna Miller dhe Ollie Green janë në një lidhje që prej vitit 2021 dhe kanë zgjedhur ta mbajnë marrëdhënien larg vëmendjes së mediave.

Diferenca e tyre në moshë prej rreth 16 vitesh ka qenë shpesh objekt diskutimi publik, por aktorja e ka mbrojtur vazhdimisht lidhjen e tyre, duke theksuar se mes tyre ekziston vetëm “dashuri dhe gëzim”.