
Meditimi është në fakt një mënyrë e fuqishme për të stërvitur trurin tuaj që të jetë më i qetë dhe më i mprehtë. Studimet shkencore kanë treguar se meditimi i rregullt mund të ndryshojë formën, madhësinë dhe funksionin e trurit.
'Meditimi në fakt mund të krijojë ndryshime strukturore në tru. Është treguar se ndikon pozitivisht veçanërisht në fushat që lidhen me të mësuarit, kujtesën dhe me rregullimin e emocioneve', thotë Mirela Loftus, drejtoreshë mjekësore në Newport Healthcare. Por, le të shohim më poshtë se çfarë i bën meditimi i rregullt trurit tuaj.
Çfarë i bën meditimi çdo ditë trurit tuaj
Ndërsa meditimi është një praktikë e lashtë, shkenca ende po zbulon spektrin e plotë të përfitimeve të tij. Një rritje e madhe e kërkimeve gjatë dekadave të fundit ka hetuar efektet e meditimit si në tru ashtu edhe në trup.
Rrit dopaminën dhe serotoninën
Dopamina dhe serotonina janë neurotransmetues, të cilët janë lajmëtarë kimikë në tru. Dr. Soffer vëren se meditimi është i lidhur me nivele më të larta të këtyre neurotransmetuesve pozitivë në tru. Përveç rregullimit të funksioneve si gjumi, rritja dhe metabolizmi, këto kimikate luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e ekuilibrit tonë emocional, duke na bërë të ndihemi pozitivë dhe të lumtur.
Ndryshon valët e trurit
Meditimi jo vetëm që qetëson tensionin e gjakut, ritmin e frymëmarrjes dhe rrahjet e zemrës, por ndryshon edhe valët e trurit tonë. 7 Kjo na ndihmon të relaksohemi, të përqendrohemi dhe të përpunojmë informacionin më mirë. Ata që praktikojnë meditimin rregullisht shpesh shfaqin nivele më të larta të valëve gama të trurit, të cilat shoqërohen me perceptim të shtuar, zgjidhje problemesh dhe vetëdije, thotë Dr. Loftus.
Përfitimet e meditimit
Si rezultat i këtyre ndryshimeve në tru, meditimi na ofron disa përfitime mendore, emocionale dhe njohëse. Në fakt, përveç përmirësimit të disa gjendjeve të shëndetit mendor, ai i sjell dobi edhe sistemit tonë nervor dhe atij imunitar, thotë Dr. Soffer.
Ja se si mund ta bësh meditimin e përditshëm një zakon:
Filloni me hapa të vegjël: Mund të filloni vetëm me disa minuta çdo ditë. Edhe pesë minuta meditim mund të jenë të dobishëm. Ndërsa ndiheni më rehat me të, mund të kaloni në seanca më të gjata.
Gjej një kohë që të përshtatet: Zgjidh një kohë specifike të ditës që të përshtatet më mirë, qoftë kur zgjohesh në mëngjes, gjatë pushimit të drekës apo para gjumit. Konsistenca ndihmon në formimin e një zakoni.
Zgjidh një vend të qetë: Zgjidh një vend ku mund të ulesh rehat dhe ku nuk do të të ndërpresin. Mund të jetë një lëkundëse në verandën tënde, një karrige komode në dhomën tënde apo edhe një cep i qetë në zyrën tënde.
Përcaktoni ambientin: Nëse dëshironi, mund të përcaktoni ambientin për seancën tuaj të meditimit duke errësuar dritat, duke luajtur muzikë të butë qetësuese dhe duke ndezur një qiri aromatik.
Vendosni një qëllim: Para se të filloni meditimin, vendosni një qëllim ose objektiv të qartë për praktikën tuaj. Mund të jetë ulja e stresit, rritja e fokusit ose thjesht të bëni një pushim nga dita juaj e ngarkuar.
Përdorni një program meditimi të udhëhequr: Nëse jeni të rinj në meditim dhe nuk jeni të sigurt se si ta bëni, mund të jetë më e lehtë të filloni me një program meditimi. Ka disa programe falas për meditimin edhe në internet.
