
Indri Shiroka i ka dhënë fund lidhjes me Vanesa Sonon, dashuri e cila lindi në 'Ferma Vip' mes shumë polemikash.
Vanesa e cila kishte një lidhje nga jashtë e ndërpreu pas afrimitetit me Indrin, ku këngëtarja shprehu mes tyre nuk kishte thjesht pëlqim, por edhe dashuri.
Por, dalja së Vanesës nga 'Ferma Vip' pak javë më parë duket se ka qenë një liri për Indrin, aktori i ka shprehur këto ndjesi përmes një letre, e cila u lexua nga vetë aktori.
'Gjatë ditëve që nuk kemi qenë bashkë kam patur një liri dhe besoj ka qenë edhe për ty. Nuk besoj që historia jonë mund të ketë të ardhme. Nuk kam ndjerë mungesë, por liri. Disniveli i ndjesisë është bërë më i qartë në largësi. Kam pasur dëshirë që kur të dal nga këtu të dal e të takohemi ballë për ballë. Unë nuk jam i duhuri për ty dhe ti meriton një person që të do", shkruan ai në letër.
Ndërkohë, ish-fermerja bëri të ditur se nuk do të jetë e pranishme në studion e spektaklit në Prime, ndërsa zbuloi se kishte kuptuar përmbajtjen dhe qëllimin e një letre që, sipas saj, po përgatitej të bëhej publike.
“Sonte nuk do të jem pjesë e Prime, pasi e kam kuptuar përmbajtjen e letrës, si është ideuar dhe përse më është kërkuar me ngulm të jem prezente”, u shpreh ajo.
