Industria e bukurisë është kthyer në një nga sektorët më fitimprurës në botë, ku miliarda dollarë qarkullojnë çdo vit përmes markave të kozmetikës dhe kujdesit personal.

Nga L’Oréal dhe Estée Lauder, deri te Fenty Beauty dhe SKKN, këto gra kanë ndryshuar jo vetëm industrinë e kozmetikës, por edhe mënyrën si shihet suksesi në biznesin modern.

1.Françoise Bettencourt Meyers (L’Oréal)

Trashëgimtare e L’Oréal, të themeluar nga gjyshi i saj Eugène Schueller, ajo është gruaja më e pasur në industrinë e bukurisë dhe renditet shpesh në top 20 miliarderët më të pasura në botë.

2.Familja Lauder (Estée Lauder)

Estée Lauder Companies është një nga kompanitë më të fuqishme në industrinë e kozmetikës në botë. Trashëgimtarët Jane Lauder dhe Aerin Lauder janë pjesë e kësaj kompanie që gjeneron miliarda dollarë në vit.

3.Rihanna (Fenty Beauty)

Këngëtarja Rihanna është një nga femrat më të suksesshme “self-made” në botë. Pasuria e saj lidhet kryesisht me 50% të pronësisë në Fenty Beauty, në bashkëpunim me gjigantin LVMH.

4.Kim Kardashian (SKKN by Kim / Skims)

Kim Kardashian ka ndërtuar SKKN by Kim, duke përfshirë linjën e saj të suksesshme të kozmetikës dhe veshjeve.

5.Huda Kattan (Huda Beauty)

Një nga influencueset më të fuqishme në industrinë e bukurisë, me një pasuri miliona dollarësh, marka e saj mbetet një nga më të shiturat në mbarë botën.