
Këngëtarja me famë botërore Katy Perry do të performojë në edicionin e këtij viti të “Sunny Hill Festival” në Kosovë.
Këngëtarja është emri i parë kryesor që është konfirmuar për këtë edicion të festivalit, duke ngjallur reagime të shumta nga fansat.
Lajmi është bërë i ditur përmes faqes zyrtare të festivalit, ku është publikuar edhe një video me një bisedë telefonike mes Dua Lipës dhe Katy Perryt, përmes së cilës u zbulua pjesëmarrja e saj në festival.
Festivali do të mbahet më datën 31 korrik, 1 dhe 2 gusht.
Në vazhdim priten të konfirmohen edhe të paktën dy emra të mëdhenj të skenës muzikore që do të performojnë në festival.
View this post on Instagram
