
Tokëzimi është një praktikë që lidhet me kontaktin e drejtpërdrejtë të trupit me tokën, si ecja zbathur mbi bar, rërë apo dhe. Tokëzimi është studiuar për më shumë se 20 vite, dhe ata që e praktikojnë raportojnë efekte që ndryshojnë jetën nga kjo praktikë e thjeshtë e kontaktit direkt të lëkurës me sipërfaqen e tokës.
Sipas studimeve, tokëzimi mund të sjellë disa përfitime për shëndetin fizik dhe mendor. Ai mund të ndihmojë në uljen e stresit dhe ankthit, duke krijuar ndjesi qetësie dhe relaksi. Edhe pse kërkimet shkencore janë ende të kufizuara, shumë njerëz raportojnë ndjesi pozitive nga kjo praktikë natyrale.
Më poshtë janë disa nga përfitimet që tokëzimi ka në shëndetin e njeriut:
Përmirësimi i gjumit
Hulumtimet mbi gjumin kanë treguar përmirësim të cilësisë së gjumit te personat që praktikojnë tokëzimin. Ghaly dhe Teplitz treguan se pjesëmarrësit që përdornin sisteme tokëzimi raportuan gjumë më të mirë.
Reduktimi i stresit dhe përmirësimi i humorit
Tokëzimi mund të ndihmojë në uljen e stresit dhe rritjen e relaksimit duke ndikuar në sistemin nervor autonom dhe duke normalizuar nivelet e kortizolit. Disa studime kanë treguar se tokëzimi mund të normalizojë kortizolin. Edhe pse kërkimet janë të kufizuara, mundësia që earthing të rregullojë stresin ka ndikim të madh për njerëzit me ankth, panik, fobi dhe trauma.
Përfitime kardiovaskulare
Tokëzimi është lidhur me përmirësime në shëndetin e zemrës, duke përfshirë përmirësimin e qarkullimit të gjakut, uljen e viskozitetit të gjakut dhe përmirësimin e variabilitetit të ritmit të zemrës. Sipas studimit trupi rrit ngarkesën sipërfaqësore të qelizave të kuqe të gjakut dhe ul viskozitetin e gjakut, gjë që mund të ulë hipertensionin dhe rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
Përmirëson funksionim e sistemit imunitar
Ka prova se tokëzimi mund të përmirësojë funksionin e sistemit imunitar dhe mund të ndihmojë në parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve kronike inflamatore dhe autoimune.
Kush duhet ta praktikojë?
Njerëzit me: dhimbje kronike, inflamacion, çrregullime autoimune, probleme gjumi, ankth dhe depresion.
