
Pushimet verore janë një nga periudhat më të bukura të vitit. Megjithatë, shpesh ato shoqërohen me shpenzime të shumta, të cilat mund të ndikojnë në buxhetin tonë. Për këtë arsye, është e rëndësishme të planifikojmë me kujdes buxhetin dhe të gjejmë mënyra për të kursyer.
Duke vendosur një buxhet të qartë, duke rezervuar paraprakisht dhe duke bërë zgjedhje të mençura për transportin, akomodimin dhe ushqimin, mund t'i shijojmë më shumë dhe njëkohësisht të shmangim shpenzimet e panevojshme.
Më poshtë janë disa këshilla se si të kënaqemi me pushimet verore, por njëkohësish të kurseni.
1.Paketa perfekte
Duke prenotuar paketën që përfshin si fluturimin ashtu edhe hotelin ju mund të kurseni deri në 30% mbi çmimin total.
2.Fluturime tranzit
Nëse nuk keni nxitim për të arritur në destinacionin tuaj, merrni parasysh fluturimet me një ndalesë, ato shpesh janë më të lira. Gjithashtu hidhuni një sy fluturimeve për në destinacionin e zgjedhur duke parë nëpër aeroporte të ndryshme, jo vetëm aty ku e keni më të përshtatshëm dhe afër.
3.Ditët e duhura
Zgjidhni me kujdes ditët e javës që do të udhëtoni. Më mirë shmangeni fundjavën. Të martën, të mërkurën dhe të enjten janë ditët më të ngarkuara, që përkthehet në mundësinë e gjetjes së çmimeve më të lira për paketat e fluturimit.
4.Zgjidhni destinacionin e duhur
Zgjidhja për të kursyer para pa hequr dorë nga kënaqësia e pushimeve është të zgjidhni destinacionin tuaj të verës me këto kritere, për shembull, vendet në të cilat kursi i këmbimit është i favorshëm dhe siguron kursime më të mëdha kur bëhet fjalë për të ngrënë dhe për të pirë.
